Ky është i riu që shkoi për pushime në Greqi, zhduket pa lënë gjurmë
BILLI·

Një shqiptar 26-vjeçar u zhduk pa lënë gjurmë pasditen e së hënës së 29 korrikut. Policia helene tha se po punon për gjetjen e tij në të gjithë zonën e ishullit Chios.
Zhdukja e 26-vjeçarit, i lindur në Fier, u raportua nga familja e tij në Drejtorinë e Policisë Kalamoti mëngjesin e së martës 30 korrik, kur filluan hetimet për vendndodhjen e tij.
Sipas autoriteteve greke, i zhdukuri quhet Lorenc Metaj. Ai ka lindur më datë 1 qershor 1993. Mediat helene shkruajnë se kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij të telefonojë në numrin 22710 71222. Shqiptari kishte shkuar për 20 ditë pushime për të takuar familjen, por është zhdukur pa asnjë gjurmë.

Lexo edheLAJMI I FUNDIT: Deputeti i BDI-së plagos djalin me revole!
















