Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje është bërë temë edhe në mediat ndërkombëtare, shkruan gazetametro.net
Mediat më prestigjioze botërore raportojnë që gazi lotsjellës ka ndërprerë seancën e Kuvendit dhe ka pamundësuar votimin dhe ratifikimin e demarkacionit.
Gazetat amerikane New York Times e Washington Post, pastaj Euroneës, The Independent, Business Insider, si dhe agjencitë e lajmeve Reuters e Associated Press – që të gjitha kanë raportuar menjëherë për atë që po ndodh në Kuvend në Prishtinë.

“Gazi lotsjellës lëshohet në parlamentin e Kosovës nga opozita në tentim për ta ndalur votimin”; “Votimi i Parlamentit për marrëveshjen e kufirit ndalet nga gazi lotsjellës”, janë disa prej titujve që kanë bërë xhiro nëpër mediat botërore, pasi deputetët e Vetëvendosjes iu rikthyen metodave të vjetra për ta pamundësuar votimin e demarkacionit.