Mërgim Lushtaku kërkoi nga Liburn Aliu t’ia kthej kartelën e vjedhur
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka biseduar me deputetët e VV-së pasi ka marrë vesh se atij dhe deputetëve të tjerë u janë vjedhur kartelat për votim. Liburn Aliu është parë duke marrë kartelat e deputetëve të AAK-së dhe PDK-së, me të cilat votohet. Për këtë Lushtaku ka biseduar me Albin Kurtin dhe Liburn Aliun që t’ua kthejnë kartelat.
“Realisht pasi mora informatën se na kanë vjedhur kartelat për votim, shkova bisedova se a është e vërtetë se na keni marrë kartelat”, tha Lushtaku për T7. Lushtaku tha se i ka thënë Liburnit t’ua kthejnë kartelat.
Mënyrë tjetër për votim është edhe ngritja e dorës, mirëpo pritet që në Kuvend të mbërrijnë kartelat e reja.

Lexo edheThaçi: Pamje e tmerrshme, Demarkacioni duhet të kaloj sot
Nuk dihet se kur do të vazhdojë seanca.














