back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeKuvendi miratoi Ligjin për Akademinë e Drejtësisë

Kuvendi miratoi Ligjin për Akademinë e Drejtësisë

Të ngjajshme

Iu mbyll llogaria, menaxhmenti i Elijones jep lajmin e papritur

Menaxhmenti i Elijonës, banores së Big Brother VIP Kosova,...

Rikthehet Gjesti, zbulon orën e lansimit të këngës së re

Këngëtari Gjesti ka nisur zyrtarisht numërimin mbrapsht për projektin...

Përleshje masive gjatë ndeshjes miqësore mes Llapit dhe Kaysar Kyzylorda në Antalya

Një përleshje masive u regjistrua sot gjatë ndeshjes miqësore...

Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka miratuar ligjin për Akademinë e Drejtësisë, të hartuar dhe sponsoruar nga Ministria e Drejtësisë.
Përmes miratimit të këtij Ligji, Ministria e Drejtësisë dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm për avancimin e mëtejmë të legjislacionit të fushës së drejtësisë, në pajtim me standarde më të avancuara, për të garantuar një sistem transparent dhe llogaridhënës të drejtësisë në vendin tonë.
Sipas këtij Ligji, Instituti aktual Gjyqësor i Kosovës, do të avancohet në nivel të Akademisë dhe do të jetë institucion i pavarur dhe përgjegjës për ofrimin e trajnimeve dhe edukimin e lartë ligjor, ngritjes dhe avancimit të kapaciteteve të sistemit gjyqësor dhe prokurorial.

Funksionet themelore të Akademisë së Drejtësisë do të jenë aftësimi për gjyqtarë dhe prokurorë, për stafin administrativ gjyqësorë dhe prokurorial, si dhe organizimin e trajnimeve të vazhdueshme për avancimin profesional të profesioneve të lira si avokat, noter, ndërmjetësues, përmbarues.   Hartimi dhe finalizimi i këtij ligji është bërë në koordinim dhe bashkëpunim me të gjithë akterët relevant vendorë dhe ndërkombëtarë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz