BallinaLajme​Kuvendi i Shqipërisë miraton rezolutën për integrimin në BE me votat e...

​Kuvendi i Shqipërisë miraton rezolutën për integrimin në BE me votat e mazhorancës dhe opozitës

Të ngjajshme

Kuvendi i i Shqipërisë miratoi sot me 114 vota pro dhe 1 abstenim projektrezolutën “Për procesin e anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.

Mazhoranca dhe opozita kanë bashkuar votat në Kuvend për të miratuar projektrezolutën për procesin e integrimit evropian të vendit, ndërsa deputeti i PD-së Bujar Leskaj abstenoi.

Rezoluta parashikon bashkëpunim gjithëpërfshirës dhe angazhim të përbashkët për avancimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ajo thekson nevojën për dialog politik dhe shoqëror gjithëpërfshirës, me synim garantimin e një konsensusi kombëtar mbi prioritetet europiane.

Përmes kësaj rezolute, Kuvendi i Shqipërisë angazhohet të forcojë në tërësi dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë rolin e tij në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Mazhoranca angazhohet të sigurojë kushtet për pjesëmarrjen e plotë të opozitës në veprimtarinë parlamentare, të respektojë kërkesat e saj në përputhje me standardet demokratike, me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, raporton ATSH.

Opozita angazhohet të sigurojë pjesëmarrje të plotë në veprimtarinë parlamentare në përputhje me standardet demokratike, me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Të dyja palët angazhohen për forcimin e dialogut politik.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz