back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeKushtetuesja merr vendim përfundimtar për ankesën e qytetarëve që refuzuan vaksinimin

Kushtetuesja merr vendim përfundimtar për ankesën e qytetarëve që refuzuan vaksinimin

Të ngjajshme

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Ndalohen 18 komisionerë për rastin e manipulimit të rezultatit zgjedhor, në Malishevë

Në stacionin policor në Gjakovë është duke vazhduar marrja...

Artisti i njohur po bëhet baba

Reperi i njohur shqiptar, Dardan, po bëhet baba! Artisti, që...

Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë ankesën e Arianit Sllamnikut, organizatorit të protestave kundër vaksinimit, me arsyetimin se nuk është palë e autorizuar për të kontestuar lëndë në gjykatë.

Kushtetuesja, në një aktvendim të nxjerrë të mërkurën, e vlerësoi të pabazuar ankesën e Sllamnikut kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës “për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19”, të shpallura në qershor të 2020-s.

Sllamniku, në ankesën e tij, ka kontestuar vendimin e qeverisë që theksonte se, mes tjerash, “se nuk mund të hyjnë në institucione, pa poseduar certifikatën e vaksinimit apo dëshmitë tjera, dhe poashtu theksojnë se qytetarët në përgjithësi kushtëzohen me vendin e tyre të punës me qëllim të marrjes së vaksinës.”

Por, ankesa është cilësuar e pavlefshme për shkak se parashtruesi, në këtë rast Arianit Sllamniku, nuk konsiderohet palë e autorizuar për të kontestuar vendimet e qeverisë.

“Në rrethanat e rastit konkret, Gjykata konstatoi se nuk sheh ndonjë rrethanë apo arsye të vendosë ndryshe nga praktika e saj e gjyqësore në raste të ngjashme, megjithatë rikujtoi se individët kanë të drejtë të kontestojnë vetëm aktet individuale të autoriteteve publike që cenojnë të drejtat e tyre individuale dhe vetëm pas shterimit të të gjitha mjeteve juridike”, thuhet në aktvendimin e Kushtetueses.

“Për pasojë dhe bazuar edhe në sqarimet e dhëna në Aktvendimin e publikuar Gjykata konstatoi se duke marrë parasysh pretendimet e ngritura nga parashtruesit e kërkesës dhe faktet e paraqitura nga ata, kërkesa e parashtruesve të kërkesës duhet të shpallet e papranueshme sepse nuk është dorëzuar nga një palë e autorizuar”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz