back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaSportKush është Zoran Milanoviç, që sipas exit-pollit e mposhti Kolindën

Kush është Zoran Milanoviç, që sipas exit-pollit e mposhti Kolindën

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Zoran Milanoviç është fitues i raundit të dytë të zgjedhjeve për president në Kroaci, sipas exit pollit dhe sondazheve zyrtare, duke mposhtur presidenten e tanishme, Kolinda Grabar Kitaroviç.

Milanovic ka kohë që është pjesë e spektrit politik kroat. Ai është i lindur në vitin 1966 dhe ishte kryeministër i Kroacisë nga viti 2011 deri në vitin 2016. Atë kohë drejtonte Partinë Socialdemokrate(SDP), parti e qendrës së majtë. Ishte lider i opozitës dy herë, nga viti 2007 deri më 2011 dhe për disa muaj në vitin 2016, transmeton Gazeta Express.

Milanovic filloi karrierën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kroacisë. Ai shërbeu si këshilltar i Misionit Kroat në Bashkimin Europian dhe NATO dhe ishte asistent i ministrit për punë të jashtme për çështje politike multilaterale.

Në vitin 2007, Milanovic u zgjodh president i SPD’së dhe formoi koalicionin me katër parti të qendrës së majtë, që fituan një mazhorancë të madhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011.

Ai u bë kryeministër atë vit dhe udhëhoqi vendin drejt antarësimit në BE.

Kabineti i tij solli ndryshime në ligjet e taksave dhe filluan një sërë projektesh infrastrukturore. Ai njihet si përkrahës i të drejtave të komunitetit LGBT.

Shërbeu si kryeministër deri në vitin 2015. Milanovic deklaroi se do të tërhiqej nga politika pas humbjes befasuese në zgjedhje.

Ai filloi karrierën si këshilltar politik. Në këtë profesion ishte edhe si këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Në qershor të vitit 2019 ai zyrtarizoi fushatën për zgjedhjet presidenciale në Kroaci me sloganin “Një president me karakter”. Programi i tij i takonte qendrës së majtë, transmeton Gazeta Express.

Ai mbështetej në statistikat e tij sa ishte kryeministër dhe premtoi luftim të korrupsionit. Kroacia tani po përballet me sfida të mëdha ekonomike dhe një eksod të rinisë së vendit. /Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz