back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeKurti: Trupat amerikane nuk tërhiqen

Kurti: Trupat amerikane nuk tërhiqen

Të ngjajshme

Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja

Një incident i rëndë ka ndodhur sonte në Han...

Filmi i Visar Morinës fiton çmimin kryesor në Sundance, luan aktori Astrit Kabashi

Filmi “Shame and Money” i regjisorit Visar Morina, me...

Lucas Paqueta zyrtarizohet te skuadra e re

Lucas Paqueta edhe zyratrisht është pjesë e Flamengos. Braziliani është...

Në kuadër të fushatës zgjedhore për kryetar të Podujevës, kandidati nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka mbajtur sonte takim me të rinjtë dhe sportistët llapjanë, në të cilën mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka thënë se kandidati i kësaj partie Shpejtim Bulliqi nuk është njeri i kompromiseve dhe se interesi i qytetarëve është me prioritet.

“Duhet të mësojmë të zëmë peshk dhe jo vetëm të na ofrojë dikush peshkun për darkë”, ka thënë Kurti.

“Më 15 mars dhe të dielën mund të themi se erdhi dita edhe në Llap, erdhi dita edhe në Besianë edhe në Podujevë sepse po e bëjmë kryetar Shpejtim Bulliqin. Qysh tha profesor Fitimi duhet të mësojmë të zëmë peshk dhe jo vetëm të na ofrojë dikush peshkun për darkë. Dikur ka pasur peshk në lumin Llap, sepse ka qenë i pastër, por tash edhe bagëtia nuk e pi atë ujë, për shkak të ndotjes dhe mungesës së mirëmbajtjes dhe nuk ka zhvillim dhe ruajtje për mjedisi dhe ekonominë dhe ndryshimi në Llap është i domosdoshëm dhe ky ndryshim e ka emrin Shpejtim”, tha Kurti.

Kurti i bëri thirrje elektoratit llapjanë që më 15 mars të dalin dhe të votojnë për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Unë e di pse Llapi do ta votojë Shpejtimin, sepse Llapi nuk e ka qejf as ngadalësimin e as rikthesën. Pra, as ngadalësim as rikthesë por Shpejtim. Kemi humbur shumë kohë me ngadalësime e me rikthesa, andaj duhet të ecim shpejt. Më 6 tetor Kosova vendosur për ndryshim politik. Më 15 mars duhet të vendosni për ndryshim të madh politik në Llap”, porositi kryeministri Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  gjithashtu është deklaruar  lidhur me paralajmërimet e sotme për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova.Kurti në një konferencë për media ka thënë se trupat e KFORIT nuk do të tërhiqen dhe që ky vendim nuk ka të bëjë me tarifën.Ai ka përsëritur qëndrimin e tij lidhur me heqjen graduale tarifën dhe vendosjen e reciprocitetit.“Unë nuk mendoj që KFORI duhet të tërhiqet nga Kosova, përkundrazi nuk besoj qe do tërhiqet. Kemi parë një dëshirë të djalit të presidentit Trump por kjo nuk ka të bëjë me tarifën. Nëse ajo dëshirë bëhet vendim i Donald Trumpt kjo sërish nuk ka të bëjë më tarifën por ka të bëjë më një reduktim të trupave që kanë bërë edhe në Afganistan edhe në Siri. Unë besoj që ShBA-të duhet të qëndrojnë në të gjitha format e tyre në Kosovë; me ambasadë, me ekonomi, me kulturë, me mbrojtje. Jemi për partneritet dhe aleancë të fuqishme. Ne do ta heqim tarifën 100 për qind në mënyrë graduale , duke e zëvendësuar me reciprocitetin gradual. Jam i bindur qe kjo është rruga e duhur dhe qëndrimi më racional dhe i dobishëm për vendin tonë”, ka thënë Kurti pas fushatës zgjedhore në Podujevë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz