BallinaLajmeKurti: Pas zgjedhjeve, do të kërkojmë sërish bashkëpunim për një president jopratiak

Kurti: Pas zgjedhjeve, do të kërkojmë sërish bashkëpunim për një president jopratiak

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve partia e tij do të kërkojë sërish bashkëpunim politik për zgjedhjen e një presidenti jopartiak.

Kurti ka thënë se synimi i Vetëvendosjes është që kreu i shtetit të jetë figurë jashtë skenës aktuale politike, me integritet, kompetencë dhe vlera profesionale e kombëtare.

“Pas zgjedhjeve sërish do të kërkojmë bashkëpunim për një president jopartiak, jashtë skenës aktuale politike, me integritet e kompetencë”, u shpreh Kurti gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm.

Ai theksoi se kjo qasje, sipas tij, tregon hapje dhe karakter demokratik të subjektit që drejton.

Kurti po ashtu akuzoi kundërshtarët politikë për tentime të deformimit të së vërtetës në opinion publik, duke thënë se qytetarët janë të vetëdijshëm për realitetin politik.

“Është e kotë të përpiqen ta mbulojnë të vërtetën me sajesa në mediat e tyre private”, shtoi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz