back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeKurteshi: Persona nga jashtë burgut mund të kenë hyrë për ta vrarë...

Kurteshi: Persona nga jashtë burgut mund të kenë hyrë për ta vrarë Astrit Deharin

Të ngjajshme

15 zyrtarë të Shërbimit Korrektues trajnohen në Danimarkë

15 zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës kanë përfunduar...

Isak Neziri ndan 30 bursa dhe jetëson Fondacionin “Leotrim Ahmeti”

Skenderaj u mbush me emocione, dhimbje dhe krenari, teksa...

Tomiyasu prezantohet te Ajaxi

Ajaxi ka prezantuar blerjen e tyre të re. Bëhet fjalë...

“Po të çpojke e po ta shtike mrena”, për çka e ka fjalën Shkurta?

Shkurta dhe Fjolla kanë folur për ndërhyrjet estetike. Shkurta tha...

Pas publikimit të ekspertizës për rastin e Astrit Deharit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me një konferencë të jashtëzakonshme për media. Sami Kurteshi nga VV-ja ka përmendur një kronologji të këtij rasti, shkruan Gazeta Express.

Kurteshi duke filluar nga sulmi në Kuvend të Kosovës, për të cilën u akuzuan aktivistët ka përmendur edhe arrestimin e tyre, pak muaj më vonë.

“Unë do të fokusohem në kronologjinë e rastit dhe ky rast ka filluar në vitin 2016 me katër gusht, kur kishte një sulm në Kuvend të Kosovës, prej datës 5 gusht sipas policisë janë hetuar katër persona të tjerë në lidhje me rastin, një kohë e gjatë ka shkuar duke i fshehur autorët e vërtetë të sulmit. Më 1 shtator ishte caktuar protesta e opozitës së atëhershme në lidhje me çështjet politike që ishin të ngritura. Një muaj më vonë më 29 gusht policia në orët e hershme të mëngjesit arrestoi gjashtë aktivistë të VV-së. Ky arrestim pasoi me shumë deklarata dhe shumë intervista dhe paraqitje mediale të rrufeshme të personave të caktuar duke bërë përpjekje që t’i fajësojnë aktivistët e VV-së”, ka thënë ai.

I njëjti ka shtuar se sipas ekspertizës ka hyrë një person i tretë për të kryer vrasjen e Astrit Deharit.

“Si duket kanë hyrë persona të tretë që kanë kryer vrasjen e kurrë s’janë deklaruar për këtë çështje.

Aktivistët e VV-së janë dënuar me burgim me kohë zgjatje 21 vjet së bashku të gjithë. Është konstatuar edhe nga prokurori edhe nga Gjykatësi, është dëshmuar se asnjë provë e vetme nuk dëshmon për përzierjen e aktivistëve të VV-së mbi sulmin mbi Kuvendin. Këto janë të gjitha ato që kanë ngja tani e 18 muaj nga Gjykata nuk ka asnjë lajm. Ju e keni dëgju sot interpretimin e analizës së institutit ligjor, ai thotë qartë se kemi të bëjmë më vrasje”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz