back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaKulturëKulla e Azem Galicës, objekti që fsheh histori të shumta (Video)

Kulla e Azem Galicës, objekti që fsheh histori të shumta (Video)

Të ngjajshme

Abdixhiku: Ata që besojnë qëndrojnë, koha i vendos gjërat në vend

Lumir Abdixhiku është lajmëruar sërish pak ditë para se...

Lecce gjen akordin me Ramadanin për rinovimin e kontratës

Dy lojtarë kyç në formacionin titullar të Eusebio Di...

Vjen zyrtarizimi, Dro i bashkohet PSG-së

🆕✍️⏳ pic.twitter.com/v5fdfOiw4e— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) January 26, 2026

Kulla e Azem Bejtës ndodhet në fshatin Galicë në Komunën e Vushtrrisë.

E ndërtuar në vitin 1923, kulla mbetet njëra nga monumentet më të rëndësishme në Kosovë, e cila mban shumë histori në vete.

Historiani Izet Miftari tregon për historinë e kësaj kulle.

“Galica njihet si qyteti i lindjes së Azem Bejtës, një personalitet i përmasave gjithëkombëtare. Azmi u lind në vitin 1887, në një familje me traditë patriotike. Këtu ai u lind, rrit dhe mori kalitjet e para të atdhetarizmit. Babai i Azemit, Bejta ishte vrarë në një betejë të viti 1907 kundër forcave xhonturke, me ç‘rast iu dogj edhe kulla, që ne historianët e vlerësojmë si djegia e parë e kullës së Azem Bejtës”, tha për RTV Dukagjinin, Izet Miftari.

Gjysma e saj ishte e ndërtuar nga guri, ndërsa gjysma tjetër nga tullat, përcjell Telegrafi.

Rëndësia e kësaj kulle në atë kohë ishte e madhe, sepse shërbente si vend takim për të zgjidhur shumë çështje kombëtare.

“Rindërtimi i kullës së Azemit ka zgjatur rreth 1 muaj, por ajo digjet në vitin 1924 pasi thyhet zona e lirë e Drenicës. Azemi e kishte lënë amanet që të mos varroset në ndonjë vend ku mund ta gjejnë pushtuesit serbë, prandaj me kërkesë të shokëve të tij ai hedhet në një shpellë në afërsi të Klinës, e cila ishte e thëllë disa metra. Forcat serbe nuk munden të gjejnë trupin e tij”, tregon historiani Miftari./Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz