Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës bëri të ditur se Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) nesër do të mbajë seancë “të zakonshme” ku do të diskutojë për çështjen e Palestinës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zv/ministri i Punëve të Jashtme të Palestinës, Tejsir Xheradat në një deklaratë për AA tha se mbledhja do të mbahet me kërkesën e Palestinës, të ndërmjetësuar nga Kuvajti.
Përfaqësuesi i Përhershëm i Palestinës në OKB, Rijad Mansur në një deklaratë për radion “Zëri i Palestinës” tha se seanca do të mbahet me qëllim që anëtarëve të KS-OKB-së t’u rikujtohen përgjegjësitë për zbatimin e vendimeve të OKB-së.
Hapat në fjalë po ndërmerren për gjetjen e një ndërmjetësi alternativ për diskutimet për paqen pasi që më 6 dhjetor të vitit të kaluar presidenti i SHBA-ve Donald Trump mori vendim për njohjen e Kudsit si “kryeqytet të Izraelit”.