back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmeKryetarit të Klinës, Zenun Elezajt i ngritet aktakuzë edhe për punësimin e...

Kryetarit të Klinës, Zenun Elezajt i ngritet aktakuzë edhe për punësimin e vajzës

Të ngjajshme

Një i lënduar nga zjarri te “Viva Fresh Family”, në Prishtinë

Një person është lënduar, si pasojë e zjarrit që...

Nesër nis procesi gjyqësor për rezervat shtetërore

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 10 dhjetorin, si...

Fury thotë se “Mbreti” duhet të rikthehet në fronin e tij

Boksieri britanik Tyson Fury ka lënë të kuptohet se...

Nesër nis procesi gjyqësor për rezervat shtetërore

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 10 dhjetorin, si...

Vetëm disa ditë pasi lajmi.net raportoi se kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, kishte ndikuar që nipi i tij, Idriz Beqiri, të punësohej si menaxher i KRM “Ambienti” në Klinë, punëtorët së cilës u futën në grevë, atij i është ngritur aktakuzë për konflikt interesi edhe për punësimin e vajzës së tij, Marigona Elezaj, në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë.

Ngritjen e aktakuzës ndaj kryetarit të Klinës nga Prokuroria Themelore e Pejës, sot e ka konfirmuar për lajmi.net edhe vetë zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.

“Po është ngritur aktakuzë për veprën penale konflikt interesi”, ka thënë Nikçi.

Por, përveç punësimeve politike, protagonist i së cilave është vetë kryetari Zenun Elezaj, koalicioni qeverisës në Klinë këto ditë ka pësuar edhe lëkundje politike.

Në fillim të kësaj jave, kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, ka shkarkuar një prej drejtorëve më aktiv që vjen nga radhët e LDK-së, konkretisht Drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Arben Limani, si dhe i ka kërkuar dorëheqjen Petrit Bekës, Drejtor i Inspektoratit, i cili pas mosdorëzimit të dorëheqjes pritet së shpejti të shkarkohet.

Drejtori i deritashëm i DKA-së në Klinë, Arben Limani, është edhe nënkryetar i LDK-së në Klinë.

Por, pas shkarkimit, atij nuk i ka dalë fare në përkrahje LDK-ja e Klinës dhe kryetari i saj Fadil Gashi.

Lajmi.net, mëson se kryetari i LDK-së në Klinë, Fadil Gashi, që njëherësh është edhe kryesues i Kuvendit Komunal atje, nuk ka qenë i gatshëm që ta mbrojë nënkryetarin e LDK-së, pasi Elezaj sapo ia ka punësuar edhe bashkëshorten e djalit të tij me inicialet E.G. në Drejtorinë e Financave, e cila tani është në punë provuese në administratën e kësaj komune.

Po ashtu, nga burime brenda administratës së Klinës merret vesh se Gashi nuk i ka dalë kundër kryetarit Elezaj edhe nga frika e prishjes së koalicionit dhe humbjes së pozitës së tij zyrtare.

Drejtori i Urbanizmit në Klinë, i cili vjen nga radhët e AAK-së, sipas burimeve brenda kësaj komune është duke u hetuar nga Prokuroria për dhjetëra projekte kapitale me dyshimin se ka pasur keqpërdorime, por ai vazhdon të qëndrojë i patrazuar në pozitën e tij me pëlqimin e kreut të Klinës, Zenun Elezaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz