back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaRegjionaleDrenasKryetari Lladrovci pret në takim Ambasadorin e Japonisë për Austri dhe Kosovë,...

Kryetari Lladrovci pret në takim Ambasadorin e Japonisë për Austri dhe Kosovë, Kiyoshi Koinuma

Të ngjajshme

I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk del para gjykatës të martën

I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk pritet të...

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të sivjetme do të...

Offset thyen heshtjen për divorcin me Cardi B

Offset më në fund ka folur hapur për divorcin...

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga stafi i tij, të martën kanë pritur Ambasadorin e Japonisë për Austri dhe Kosovë, Shkëlqësin e tij, Kiyoshi Koinuma së bashku me sekretarin e parë të Ambasadës, Mitsunori Orgasawara, kryesuesin e Zyrës Japoneze në Kosovë, Arbër Myftari dhe përfaqësuesin nga Zyra Ndërlidhëse e Besuar nga Qeveria Japoneze në Kosovë, njëherit koordinatorin e projektit “Grass Roots”, Mark Rodiqi.

Gjatë takimit, kryetari Lladrovci ka falënderuar Ambasadorin e Japonisë për Kosovë, Kiyoshi Koinuma dhe shtetin japonez për ndihmën që është duke i bërë Kosovës, veçmas Komunës së Drenasit, ku përmes një donacion në vlerë prej 70 mijë euro, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Drenas është pajisur më aparatin e Mamografit.

Lladrovci ka treguar për sfidat dhe të arriturat e Komunës dhe ka ftuar bizneset japoneze të investojnë në Drenas, përkatësisht tek zona industriale përball Parkut të Biznesit dhe është zotuar se do të ju ofrohet klimë e mirë investuese.

Ambasadori i Japonisë për Kosovë, Kiyoshi Koinuma ka falënderuar kryetarin Lladrovci për pritjen dhe ka shtuar se bashkëpunimi mes Komunës së Drenasit dhe shtetit të Japonisë nuk do të mungoj edhe ne të ardhmen. Ai ka thënë se plani i Qeverisë Japoneze është që të ndihmohet Kosova për një zhvillim të qëndrueshëm.

Pas takimit, kryetari Lladrovci dhe delegacioni Japonez kanë vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas dhe sallën ku është vendosur aparati i Mamografit.

Fotografia e Komuna e Drenasit

Fotografia e Komuna e Drenasit

Fotografia e Komuna e Drenasit

Fotografia e Komuna e Drenasit

Fotografia e Komuna e Drenasit

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz