Kryetari i Vushtrrisë paralajmëron koalicion me VV-në: Po fillojmë një epokë të re për Kosovën
BILLI

Lexo edheVV-LDK përafrohen në këtë formulë: Kryeministri i takon VV-së, kryetari i Kuvendit LDK-së, ministritë 6 me 6, presidenti diskutohet n’mot

Kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri, i cili vjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke komentuar shkurt situatën aktuale politike në vend, lidhur me vonesën e arritjes së marrëveshjes për koalicion mes VV-LDK, thotë se “po fillon një epokë e re politike”.
Këtë e ka thënë pas deklaratave të fundit në opinion se është përafruar shumë marrëveshja për koalicion mes këtyre dy partive.
“Jemi në fundin e një epoke 20 vjeçare politike që po merr fund e po fillon një epokë e re politike në Republikën tonë”, shkruan Tahiri në facebook.

Lexo edheVV-LDK përafrohen në këtë formulë: Kryeministri i takon VV-së, kryetari i Kuvendit LDK-së, ministritë 6 me 6, presidenti diskutohet n’mot
Tahiri, tutje shkruan se “Atë që e filluam 2 vite më parë në Vushtrri, koalicionin LDK-VV, duhet të ndodh tani në nivel qendror”.
“Vetëm 1 datë ka rëndësi, vullneti qytetarë për ndryshim i 6 tetorit 2019”, përfundon Tahiri.