BallinaLajmeKryetari i Skenderajt: Po i vënë flakën maleve, kjo nuk mund të...

Kryetari i Skenderajt: Po i vënë flakën maleve, kjo nuk mund të tolerohet

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka dënuar aktin e dëmtimit të natyrës së komunës që ai udhëheqë, duke kërkuar nga qytetarët që t’i lajmërojnë tek organet komunale ata që po i vënë flakën maleve.

Në një postim në Facebook ai bëri lutje që të mos bëhen veprime të tilla kundër vendit tonë për të cilin u derdh gjak.

“Edhe sot në kohë pandemie zjarrfikësit tonë janë duke fikur zjarrin që qytetarë të pa ndërgjegjshëm po i vënë maleve e fushave në fshatrat Ticë, Rakinicë e në afërsi të Radishevës”, ka shkruar ai.

Shkrimi i tij i plotë:

Qytetarë, kjo nuk mund të tolerohet!

Ju lutem shumë që të mos bëni veprime të tilla kundër natyrës sonë, vendit tonë për të cilin u derdh gjak.

Edhe sot në kohë pandemie zjarrfikësit tonë janë duke fikur zjarrin që qytetarë të pa ndërgjegjshëm po i vënë maleve e fushave në fshatrat Ticë, Rakinicë e në afërsi të Radishevës.

Në mënyrë që të ndalim këto veprime kundër natyrës sonë kërkoj nga ju qytetarë që të lajmëroni tek organet tona komunale ata që po i vënë flakën maleve.

Po ashtu kërkoj nga Policia e Kosovës që të na ndihmojnë në gjetjen e personave që po bëjnë vepra të tilla të liga.

Bashkë të mbrojmë natyrën tonë të shenjtë!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz