back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeKryeministrja e Serbisë thotë se Gjykatësit serbë nuk janë betuar para Thaçit

Kryeministrja e Serbisë thotë se Gjykatësit serbë nuk janë betuar para Thaçit

Të ngjajshme

Dardan Krivaqa në Supreme: Kërkoj falje, isha nën ndikim të narkotikëve

Në Gjykatën Supreme sot po zhvillohet një seancë gjyqësorë,...

Beleg e Kodrali, “Doku” me numër 5 është aty

Arbër Tolaj po vazhdon fushatën intensifikuese kudo në Dukagjin...

17-shi i LDK-së përshëndet qytetarët: Mirëmëngjesi Prishtinë

Kandidati i LDK-së për deputet, Armend Zemaj po e...

Si e sinjalizoi me prekje hunde nisjen e “aksionit” Naim Murseli, Granit Plavën

Prokuroria po vazhdon të prezantojë provat për rastin e...
- Advertisement -

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, tha të premten se gjykatësit dhe prokurorët serbë nuk e kanë bërë betimin para presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, porse kanë dhënë deklaratë të veçantë dhe neutrale.

“Që të keni informacione të sakta: gjykatësit tanë nuk kanë bërë kurrfarë betimi, por kanë dhënë një deklaratë të veçantë, neutrale ndaj statusit. E vërteta është e rëndësishme”, tha Brnabiq.

Siç transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, Brnabiq ka reaguar ndaj një teksti të betimit që është shfaqur në mediat sociale.

Sipas këtij teksti, gjykatësit dhe prokurorët serbë, para presidentit Thaçi, kanë thënë: “Solemnisht deklaroj se gjatë shërbimit si gjykatës i Republikës së Kosovës, do t’i mbetem besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe do të kryej punën e gjykatësit me nder, përgjegjësi dhe në mënyrë të paanshme, duke respektuar rregullat e etikës profesionale”.

Në zyrën e presidentit të Kosovës, më 20 tetor, janë betuar 40 gjykatës dhe 13 prokurorë nga veriu i Kosovës. /rel/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz