Në Prizren do të themelohet Qendra e parë e Inovacionit dhe Inkubatori i Biznesit

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka marrë pjesë në hapjen e “Takimit Ndërkombëtar të Biznismenëve, Konferencë & Panair-Prizren 2017”.
Në hapje solemne të kësaj ngjarje, ministri Beqaj ka theksuar rëndësinë që ka përkrahja e sektorit privat në rritjen e eksportit të produkteve. Ai ka siguruar se në agjendën e tij në krye të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, do të jetë prezenca e bizneseve kosovare në tregjet rajonale.
”Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë do të mbështesë dhe stimulojë rritjen e sektorit privat dhe fokusimin drejt eksportit”, tha më këtë rast ministri Beqaj. Më tej ai ka thënë se në Prizren do të themelohet Qendra e parë e Inovacionit dhe Inkubatori i Biznesit, nga pesë të tilla që do të themelohen në Kosovë, me qëllim të përkrahjes së bizneseve dhe inovatorëve.
Lexo edheKa humbur ky person, policia publikon të dhënat dhe fotografinë (FOTO)
Ministri Beqaj ka folur edhe për përkrahjen që Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë (MIN) do t’u ofrojë bizneseve kosovare në plotësimin e standardeve për plasim në tregjet e huaja, në qasjen në panaire ndërkombëtare, në marketing dhe konsulencë për të qenë konkurrentë, si dhe në përkrahjen për rritjen e efiçiencës, ngritjen e standardeve të cilësisë dhe menaxhimin efikas.
“Takimi Ndërkombëtarë i Biznismenëve, Konferencë & Panair-Prizren 2017”, organizohet për herë të katërt nga “Business Forum Prizren”.














