BallinaLajmeKritere strikte për kompanitë që synojnë statusin e operatorit të autorizuar ekonomik

Kritere strikte për kompanitë që synojnë statusin e operatorit të autorizuar ekonomik

Të ngjajshme

Ndahet nga jeta në moshë të re gazetarja dhe zëdhënësja e FC Dritës, Elife Sherifi

Komuniteti sportiv në Kosovë është tronditur nga lajmi për...

“Po largohem, mos më kërkoni”/ Zhduket 14 vjeçarja në Durrës, policia në kërkim të saj

Një vajzë 14-vjeçare, nxënëse e shkollës Shkolls “Qemal Mici”,...

Në hall me kontratat kolektive, Ibrahimi: Komunat po sakatohen

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi...

EWB: Draft-raportet e PE për Kosovën dhe Serbinë theksojnë krizat politike në të dyja vendet

Draft-raportet mbi Kosovën dhe Serbinë iu prezantuan dje anëtarëve...

KEDS informon: Kur dhe ku do të ndërpritet energjia elektrike nesër

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike ka njoftuar...

Vetëm kompanitë vendore që përmbushin kriteret strikte do të mund të pajisen me një “pasaportë” që ua lehtëson punën me Doganën e Kosovës.

Si rezultat i një Udhëzimi Administrativ për operatorët e autorizuar ekonomikë, bizneset do të kenë lehtësira, siç është për shembull zhdoganimi i mallit brenda vendit e jo në kufi.

Koncepti i këtyre operatorëve është koncept i Organizatës Botërore të Doganave që rregullon raportet doganë-biznes, shkruan sot Koha Ditore.

Për ta finalizuar këtë Udhëzim Administrativ, të premten e ardhshme Dogana e Kosovës do të ulet që të bisedojë me odat dhe aleancat e bizneseve. Kështu është bërë e ditur nga zyrtarë të Doganës dhe të odave.

Kjo masë e Ministrisë së Financave është edhe pjesë e objektivave të vitit 2017. Puna për të ka filluar pothuajse dy vjet më parë. Këmbëngulës për këtë risi ka qenë edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Operatorët e autorizuar ekonomikë i ka përfshirë edhe në rekomandimet e tyre për bashkimin e Doganës me Administratën Tatimore të Kosovës në një agjenci të vetme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz