Pasdrekja e së premtes dhe paradrekja e së shtunës ka shënuar fluksin e parë dhe të madh të mysafirëve në qytetin e Ulqinit ku edhe kësaj here dominojnë ato nga Kosova.
Në pikën kufitare të Sukubinës numri i madh i automjetëve me regjistrim nga Kosova tregon se edhe këtë vit mysafirët e parë dhe të përhershëm janë nga shteti më i ri në ballkan. Edhe pse është vështirë të flitet me numra, mendohet që në Ulqin për momentin janë mbi 15 mijë mysafirë.
Për shqiptarët nga Kosova, Ulqini mbetet qyteti i tyre i preferuar për të kalaur qoftë edhe një ditë.
Lexo edheArbana Osmani përlotet pasi dëgjoi historinë e gruas nga Kosova















