back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmeKrasniqi: Prekazi, vendi ku u shënua kthesa më e madhe në historinë...

Krasniqi: Prekazi, vendi ku u shënua kthesa më e madhe në historinë e re të Kosovës

Të ngjajshme

“Hidrodrini” në grevë për shkak të pagave

Shoqata Sindikale e Punëtorëve të KRU “Hidrodrini” ka filluar...

“Zbulova miqtë e vërtetë”- Erion Veliaj reagon nga qelia në 46-vjetorin e lindjes

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në 46-vjetorin e lindjes...

Drenas – kërcënoi një femër përmes telefonit, policia arreston një person

  Policia e Kosovës ka arrestuar më 15 dhjetor 2025...

Mbretëria e Bashkuar do t’i ribashkohet skemës studentore “Erasmus”

Mbretëria e Bashkuar do të ribashkohet me skemën e...

Rama në Bruksel, takim me presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel, për të...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi së bashku me anëtarë të kësaj partie, në ditën e dytë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, Në Prekaz, duke e përkujtuar luftën heroike të kryekomandantit Adem Jashari por edhe të gjithë familjes Jashari.

Në këtë ditë të lavdishme, Krasniqi ka kujtuar edhe bashkëluftëtarët të cilët po mbahen në Hagë , Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin dhe të tjerë.

I pari i PDK-së, tha se 24 vite më parë në Prekaz UÇK morri forcën për të udhëhequr çlirimin e vendit duke e sjellë atë deri te pavarësia.

“Kurdoherë që vij këtu në Prekazin e lavdisë së përjetshme dhe veçanërisht në datat 5,6 dhe 7 mars në datat e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me nder dhe përulje me respektin maksimal e përkujtojmë luftën titanike dhe sakrificën sublime të kryekomandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë familjes Jashari. Në këto data të cilat kanë shënuar kthesën më të madhe në historinë e re të Kosovës por jo vetëm duke e zgjuar vëmendjen e të gjithë botës, por edhe duke e zgjuar vëmendjen e të gjithë kombit tonë dhe duke e vulosur një të vërtetë që pa një kryengritje dhe një luftë të armatosur, populli i Kosovës nuk do të fitonte lirinë. Andaj pikërisht këtu në Prekaz, 24 vite më parë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës morri forcën që e kërkonte për t’u bërë udhëheqëse e çlirimit të Kosovës dhe për të krijuar pastaj rrugëtimin deri te pavarësia e vendit tonë dhe shtetit që e kemi sot”, tha ai

Kryetari i PDK-së kujtoi edhe katër bashkëluftëtarët e kryekomandantit legjendar, Adem Jashari që po mbahen në Hagë, e që shpreh dëshirën që në këto ditë të lavdishme të ishin së bashku.

“Në këto momente do të kishim dëshirë t’i kishim pranë vetës bashkëluftëtarët e Adem Jasharit, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin dhe të gjithë të tjerët që sot nuk janë këtu dhe po e vazhdojnë betejën për të drejtën tonë, vërteten tonë dhe për historinë tonë. Por pa dyshim se mbi të gjitha çdo vizitë në Prekaz na shërben për tu frymëzuar dhe për të marrë fuqi që duhet secili njeri që ka marrë një përgjegjësi publike për të bërë punë të mira për vendin dhe për të vazhduar obligimet që kemi për ta ndërtuar një shtet të zhvilluar dhe që i ofron dinjitet secilit qytetarë të Kosovës”, kujtoj Krasniqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz