Krasniqi: Kodi telefonik ishte mashtrim
BILLI·
Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm të Nismës, Jakup Krasniqi ka thënë se kodi telefonik i marrë dy ditë më parë nga ITU-ja është padyshim mashtrimi i radhës së Qeverisë së Kosovës.
“Nuk ka asnjë dyshim, Kodi ishte mashtrim. Krejt çështja është, cili do të jetë mashtrimi i radhës?”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.
Krasniqi më tej shtron edhe pyetje tjera, sipas tij, për mashtrimin nga qeveritarët.
“Secili nga ne duhet te pyet: A do të ndodhë ndonjëherë që njerëzit tanë te veshur me pushtet të bëjnë punë të mençura për kombin e shtetin? Kur këta njerëz do të pushojnë se mashtruari opinionin publik? Pas gjithë këtyre mashtrimeve, a ka akoma njerëz që u besojnë më?”, ka shtuar Krasniqi.
Lexo edheReduktimet e rrymës për ditët në vijim
Por. Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se pas marrjes së kodit telefonik Kosova tashmë radhitet në listën e shteteve që kanë kod.














