KQZ u mundëson qytetarëve verifikimin online të Qendrës së Votimit
dp

Lexo edheQendra e votimit me kusht, Mazreku: Votimi filloi pa probleme, brenda një ore votuan mbi 20 votues

Sipas KQZ-së, qytetarët duhet të hyjnë në platformën online të institucionit dhe të plotësojnë numrin personal të Republikës së Kosovës si dhe datën e lindjes. Pas futjes së këtyre të dhënave, sistemi gjeneron informacionet përkatëse të votuesit, kësisoj qytetarët mund të qasen në platformën https://qv.kqz-ks.org.
Në faqen që hapet shfaqen të dhënat personale të votuesit, përfshirë edhe adresën e saktë të Qendrës së Votimit ku ai apo ajo është i/e caktuar të votojë. KQZ bën të ditur se lokacioni i qendrës mund të shikohet edhe përmes Google Map, duke ua lehtësuar qytetarëve orientimin dhe pjesëmarrjen në procesin zgjedhor.
Nga KQZ theksojnë se kjo platformë synon të rrisë informimin e votuesve dhe të ndihmojë në një proces zgjedhor sa më të rregullt dhe transparent. /Lajmi.net/

Lexo edheQendra e votimit me kusht, Mazreku: Votimi filloi pa probleme, brenda një ore votuan mbi 20 votues