back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeKosovari iu paraqit si hoxhë për hajmali, shfrytëzoi gruan seksualisht për 6...

Kosovari iu paraqit si hoxhë për hajmali, shfrytëzoi gruan seksualisht për 6 vjet

Të ngjajshme

Canaj: Jetesa e qytetarëve këto vite është përkeqësuar

Analisti politik, Blerim Canaj tha se jetesa e qytetarëve...

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...

Gjilan | Ndërprerje e gjatë e rrymës, banorët pa përgjigje nga KEK

Një pjesë e qytetit të Gjilanit ka mbetur pa...
- Advertisement -

Policia e Kosovës e ka arrestuar një burrë 70 vjeçar, i cili për 6 vite me radhë duke iu paraqitur si hoxhë e kishte shfrytëzuar seksualisht një grua nga Prishtina, shkruan Reporteri.net.

- Advertisement -

Sipas burimeve të Reporteri.net rasti është lajmëruar dje nga gruaja me inicialet Z.K.

Ngjarja kishte filluar në vitin 2014 kur gruaja kishte shkuar te qytetari Bislim Goliqi nga Prishtina. i cili i ishte paraqitur asaj si hoxhë që shkruante hajmali.

“Viktima ka raportuar e i dyshuari Bislim Goliqi i cili ju ka prezantuar si Hoxhë i cili merret me hajmali. Sipas viktimës ajo kishte shkuar te ky person për një hall të vetin dhe pastaj i dyshuari e ka shfrytëzuar seksualisht prej vitit 2014 duke e dërguar nëpër motele”, thotë ky burim i Reporteri.net.

Kur gruaja kishte dashur ta ndërpresë këtë marrdhënie, i dyshuari kishte shkuar dhe e kishte kërcënuar atë dhe familjarët e saj duke ua kërkuar të gjitha paratë që i kishte shpenzuar me të.

“Tani pasi viktima nuk ka dashur të vazhdoi me këtë person i dyshuari iu ka kanosur viktimës dhe familjarëve të saj duke i kërkuar që viktima të ja kthente të gjitha paratë që i kanë harxhuar së bashku”, ka thënë ky burim.

Në konsultim me prokurorin kujdestar rasti iniciohet si kanosje dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz