BallinaSportKosova U-21 e nis me fitore kampanjën drejt Euro U-21, merr përkohësisht...

Kosova U-21 e nis me fitore kampanjën drejt Euro U-21, merr përkohësisht pozitën e parë

Të ngjajshme

Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyrë të kontrolluar nga FSK

Një mjet i pashpërthyer është gjetur të martën pasdite...

Qytetarit në Vushtrri i thyhet dera e objektit

Një qytetar në Vushtrri ka raportuar për dëmtime  në...

Manuel Neuer s’kthehet te Kombëtarja, jashtë Botërorit 2026

Portieri legjendar, Manuel Neuer ka vendosur përfundimisht të mos...

Shpresat e Kosovës e kanë nisur në mënyrë të jashtëzakonshme rrugëtimin e tyre drejt Kampionatit Evropian U-21.

Kosova U-21 e ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të këtyre eliminatoreve, duke shënuar fitore me rezultatin 0:4 në udhëtim tek Andorra.

Lojtarët e Rafet Prekazit arritën që të zhbllokojnë takimin pas vetëm katër minutave lojë, kur Gashi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, shkruan lajmi.net.

Dardanët e rinj vazhduan dominimin dhe arritën të gjejnë golin e dytë në minutën e 30’ të takimit, përmes Dakut.

Vetëm dy minuta më vonë, pas një gabimi amatoresk të portierit mysafir, Mema trefishoi epërsinë e Kosovës.

Ishte minuta e fundit e pjesës së parë ajo që vulosi rezultatin e këtij takimi, kur Abedini realizoi për 0:4, shkruan lajmi.net.

Në pjesën e dytë, Dardanët administruan për mrekulli rezultatin, duke qarkulluar topin pa problem.

Me këtë fitore, Kosova përkohësisht merr vendin e parë, me tri pikë të grumbulluara. Anglia dhe Austria nuk kanë luajtur akoma ndeshjet e tyre.

Ndeshjen e radhës, të përzgjedhurit e Prekazit e luajnë kundër Turqisë, në ‘Fadil Vokrri’, ditën e martë./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz