back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeKosova s’është fjalë me prejardhje sllave

Kosova s’është fjalë me prejardhje sllave

Të ngjajshme

Kurti, Osmani e Basha nderojnë viktimat e Holokaustit në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti bashkë me presidenten Vjosa...

Berisha në Strasburg: Akuza ndaj Ramës për lidhje me kartelet e drogës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ndodhet...

Duhet të dimë se, emri “Fusha e Kosovës” – “Kosova”, vendi ku ishte zhvilluar lufta e vitit 1389, e njohur në historiografi si “Beteja e Kosovës”, në mes të Koalicionit të popujve ballkanikë dhe osmanëve (turqve), nga historiografia evropiane e më gjerë, njihet edhe me emrat: Amselfeld (gjermanisht), Campia Mierlei (rumanisht), Champs des Merles (frëngjisht), Kosifopedhio (greqisht), Rigomezo (hungarisht), Campus Turdurum (latinisht), Campus Merulae (quhet nga kronistët latinë), Kosovo Polje (serbisht) dhe Kosova (turqisht), shkruan Enver Rexha në Shtojcën për Kulturë të Kohës Ditore.

Dëshmitë, ndër të parat, për emrin e vendit, fushës, malit, katundit-fshatit, qytetit të quajtur “Kosovë/a”, i gjejmë në dokumentet e kohës që dalin që nga fillimi i shekullit XV. Ipeshkvi i Ulqinit, Martino Segano (i lindur në qytetin Novobërdë të Kosovës), i cili për një kohë ishte dhe famullitar vendas i Kishës katolike në Novobërdë, gjatë gjysmës së dytë të shekullit XV, në një shkrim të vetin me karakter gjeografik kushtuar vendlindjes, e përmend një luginë të quajtur “Kosovitza” nëpër të cilën po kaluaka lumi Llap, ku nga vendi në njërën anë gjendet Prishtina e në anën tjetër Novobërda (A. Pertusi, “Martino Segano di Novo Berdo vescovo di Dulcigno”…, Roma, 1981.

Të Fundit

Sport

ShowBiz