back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeKosova nuk njihet si shtet në dokumentet e BE-së

Kosova nuk njihet si shtet në dokumentet e BE-së

Të ngjajshme

Daut Haradinaj: AAK dhe LDK patën komunikim për listë të përbashkët

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut...

Haradinaj: Asnjë lëvizje në luftë nuk është bërë pa miratimin e SHBA-së

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se gjatë...

Çfarë po ndodh me Liverpulin? Sunderland hesht ”Anfieldin”

Sunderland ka kaluar në epërsi ndaj Liverpulit. Chemsdine Talbi heshti...

Sami Kurteshi sulmon keq mediat – Gazetarët i quan “vrasës me pagesë”

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, ka...

Mosnjohja e Kosovës si shtet në Marrëveshjen për Stabilizim-Asocim (MSA), si dhe në shumicën e dokumenteve të Bashkimit Evropian, është cilësuar si pasojë e mosnjohjes nga pesë vendet anëtare të BE-së, të cilat – posaçërisht Spanja dhe Qiproja – nuk pritet se do ta ndryshojnë këtë pozicion ndaj shtetësisë së Kosovës.

Këto janë rezultate që janë nxjerrë në një analizë të gazetarit të “Kohës Ditore”, Augustin Palokaj, bërë bashkë me Gjeraqina Tuhinën, korrespondenten e RTK-së në Bruksel, e që u prezantuan në konferencën “Ecje nëpër akull: Kushtëzime, sfida dhe reforma drejt BE-së”, organizuar të hënën nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

Qëllimi i konferencës, i elaboruar fillimisht në hapjen e saj nga Luan Shllaku, drejtor i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur, ka qenë që të nxjerrë në pah sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova, si drejt qeverisjes së mirë, ashtu dhe drejt procesit të integrimit evropian. Nënshkrimi i MSA-së është parë si hap i rëndësishëm, por jo si një e arritur e madhe në vetvete.

Gazetari Palokaj ka thënë se të gjitha shtetet e kanë parë MSA-në si hapin e parë drejt integrimit në BE. (Detajet tjera mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz