back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeNorvegjia premton t’i ndihmojë Kosovës me investime

Norvegjia premton t’i ndihmojë Kosovës me investime

Të ngjajshme

Daut Haradinaj: AAK dhe LDK patën komunikim për listë të përbashkët

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut...

Haradinaj: Asnjë lëvizje në luftë nuk është bërë pa miratimin e SHBA-së

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se gjatë...

Çfarë po ndodh me Liverpulin? Sunderland hesht ”Anfieldin”

Sunderland ka kaluar në epërsi ndaj Liverpulit. Chemsdine Talbi heshti...

Sami Kurteshi sulmon keq mediat – Gazetarët i quan “vrasës me pagesë”

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, ka...

Ministri i Financave Avdullah Hoti priti sot në takim kurtuazie ambasadorin e Norvegjisë në Prishtinë, Per Strand Sjaastad, me të cilin diskutoi për avancimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Norvegjisë dhe Kosovës.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Hoti ka shprehur gatishmërinë e tij për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, sidomos në fushën e investimeve, transmeton Koha.net.

“Ai e njoftoi ambasadorin Per Strand Sjaastad për procesin buxhetor, politikat fiskale dhe pakon fiskale dy për vitin 2016, për procesin e bashkimit të ATK-së dhe Doganës në një agjenci të vetme si dhe për miratimin e Ligjit për investime strategjike në Kosovë, ku ky Ligj duhet të shihet si një mundësi më e mirë për bizneset norvegjeze për të investuar në Kosovë. Me këtë rast vlen të përmendet edhe raporti i Bankës Botërore për Kosovën ku sipas këtij Raporti Kosova ka krijuar kushte shumë të favorshme për investime”, thuhet në komunikatë.

Më tutje thuhet se ambasadori i Norvegjisë shprehi gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë norvegjeze për ta ndihmuar Kosovën në proceset nëpër të cilat po kalon e sidomos në fushën e investimeve, me qëllim që Kosova të shihet si vend i cili ofron kushte shumë të mira në të bërit biznes, por edhe në procesin e integrimit të saj në Bashkimin Evropian.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz