BallinaLajmeKosova e hapur ndaj investimeve austriake

Kosova e hapur ndaj investimeve austriake

Të ngjajshme

Behrami: Në këta 60 muajt e fundit, Albin Kurti më pak se tri herë e ka pranuar Zajednicën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi sot se gjatë...

Vdes gazetari shqiptar Namir Lapardhja

Namir Lapardhja, redaktori politik i gazetës Tema, është ndarë...

Sllovakia shpall listën për përballjen ndaj Kosovës në play-off

Përfaqësuesja e Sllovakisë ka publikuar listën e futbollistëve të...

Austria do të vazhdojë të jetë partnerë i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës edhe në të ardhmen. Këtë mbështetje për Kosovën e ka dhënëdelegacioni nga Oda Ekonomike Federale e Austrisë, i kryesuar nga Ambasadori i Republikës së Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, në takimin që janë pritur nga Kryeministri Ramush Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj e quajti rast të veçantë vizitën dhe mundësi të mirë për të diskutuar në nivel bilateral për ekonominë në të gjitha nivelet e saja.

“Kosova është një vend i mundësive të mëdha për të investuar. Ne kemi resurset më të mira njerëzore dhe ambient të përshtatshëm që investitorët austriakë të ndjehen të sigurt dhe investimet e tyre të jenë të garantuara. Qeveria ka shpallë prioritetet e saja, ku zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës janë agjendë ditore”, tha Kryeministri Haradinaj.

Ambasadori i Republikës së Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, falënderoi Kryeministrin Haradinaj për pritjen e këtij delegacioni, duke thënë se kjo tregon gatishmërinë e Kryeministrit që të shtyjë përpara agjendën ekonomike të vendit.

Në takim u përmend roli i Austrisë në Kosovë në fushën ekonomike, ku deri tani mbi 100 kompani të këtij vendi janë angazhuar në projekte konkrete dhe se falë këtij bashkëpunimi çdo ditë e më shumë po rritet numri i kompanive kosovare që eksportojnë në vendet si Austria, Gjermania dhe Zvicra.

Kryeministri Haradinaj shprehi gatishmërinë e Qeverisë për të ruajtur marrëdhëniet bilaterale me Austrinë dhe për të shtuar bashkëpunimin në fusha konkrete, aty ku tregu i Kosovës ka më shumë nevojë si dhe përkushtimin që të krijohen kushte sa më të mira legjislative dhe administrative për investitorët austriakë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz