back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeKonjufca: Pengesa kryesore për koalicion me LDK-në, pozita e kryeministrit

Konjufca: Pengesa kryesore për koalicion me LDK-në, pozita e kryeministrit

Të ngjajshme

Çeku: Filmi kosovar fiton Grand Jury Prize në Sundance, arritje historike për kinematografinë

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla...

Cristiano Ronaldo shënon golin e 961 në karrierë (VIDEO)

Cristiano Ronaldo ka shënuar edhe një gol tjetër në...

KQZ: Nesër shpallën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Nesër certifikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit....

Vdes aktorja e “Home Alone”

Aktorja e njohur kanadeze-amerikane, Catherine O’Hara, e famshme për...

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se pas dy ditësh do të merret vesh nëse do të kenë koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai ka shtuar se pengesa kryesore për koalicion me LDK-në, mbetet pozita se kush duhet të udhëheq vendin, përkatësisht posti i kryeministrit.

Sipas tij, për këtë çështje nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët.

“Ajo çka e ka larguar koalicionin me VV është forma e prezantimit, një mënyrë e një anshme, pa bisedu me ne, me një tendencë të prezantimit si fakt të kryer. Edhe ne kemi mund me mbledh këshillin shumë moti, por kemi menduar një dakordim për një emër të përbashkët. Brenda dy ditësh do të kuptohet nëse do të ketë koalicion me LDK-në. Shpresoj të zgjidhet brenda këtyre ditëve. Ne kemi bërë përpjekje që koalicioni të ndodh, kemi ofruar formën e bashkëpunimit. Edhe Kurti ka qenë insistues për bashkëpunim me Mustafën”, ka thënë Konfjuca në emisionin ‘Debat Plus’, transmeton Indeksonline.

“Sa i përket programit, ndoshta kemi dallime për spektrin, por edhe shtetet me të fuqishme që kanë pasur dallime, kanë arritur bashkëpunime për drejtimin e shtetit. Ne në nëntor të vitit të kaluar i kemi dhënë një projekt Isa Mustafës, një vizion të VV-së për lidhjen me LDK-në. Aty i kemi bërë të qarta prioritetet, qëllimet, reformat e qeverisë”, ka shtuar tutje ai./Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz