HomeLajmeKongresistët amerikanë takohen me Haxhiun në Presidencë

Kongresistët amerikanë takohen me Haxhiun në Presidencë

Të ngjajshme

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, humb jetën një person

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak minuta...

Trump zotohet të arrijë një marrëveshje që i jep fund luftës me Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump sot u zotua se do...

Pamje/ Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur

Disa krisma armësh janë dëgjuar në Prishtinë, pak momente...

Anthony Gordon drejt Barcelonës

Barcelona ka bërë lëvizjen konkrete për transferimin e sulmuesit...

Granit Xhaka si kaubojë, merr pjesë në një film të shkurtër

Granit Xhaka dhe Zeki Amdouni janë bërë pjesë e...

Dy kongresistë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Keith Self dhe Suhas Subramanyam, kanë filluar takimin në Presidencën e Kosovës me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Delegacioni amerikan gjatë vizitës në rajon pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe me përfaqësues të institucioneve të sigurisë ndërkombëtare dhe vendore. Po ashtu, janë paraparë takime edhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave.

Gjatë vizitës në Luginën e Preshevës, kongresisti Keith Self ka folur për sfidat mes shqiptarëve dhe Serbisë, duke theksuar nevojën për njohje më të mirë të situatës në terren.

“Kemi parë se ka probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë, siç edhe e kemi ditur. Por, do të shkojmë edhe në Kosovë për të mësuar për pakicën serbe atje. Pra, po i vizitojmë të dyja vendet për të kuptuar se si trajtohen pakicat dhe cilat janë të drejtat e tyre”, tha Self.

Ndërkohë, kongresisti nga radhët e Demokratëve, Suhas Subramanyam, ka ngritur çështjen e arsimit dhe zhvillimit të pabarabartë si probleme kryesore për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Nga ana tjetër, kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka vlerësuar vizitën si të rëndësishme, duke thënë se ajo tregon se çështjet e shqiptarëve në Luginë po marrin vëmendje ndërkombëtare.

“Përshtypja jonë nga ky takim është jashtëzakonisht pozitive, ku kongresmenët kanë treguar interesim të madh, kanë kërkuar detaje konkrete për shumë çështje që i prekëm gjatë diskutimeve. Kjo na jep shpresë se zëri i shqiptarëve të Luginës po dëgjohet edhe më shumë nga vendimmarrësit ndërkombëtarë përtej Atlantikut”, tha Sinani.

Ndërsa deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka theksuar se ndërkohë që Beogradi kërkon standarde të larta për serbët në Kosovë, të njëjtat nuk po zbatohen për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz