Tottenham Hotspur ka arritur marrëveshje verbale për transferimin e mbrojtësit skocez Andy Robertson, me marrëveshjen që pritet të zyrtarizohet shumë shpejt.
Sipas raportimeve të fundit nga gazetari, Fabrizio Romano palët kanë finalizuar detajet kryesore të transferimit dhe pakti mes lojtarit dhe klubit londinez pritet të respektohet, pavarësisht interesimit të vonshëm nga Juventusi që tentoi të ndërhyjë për ta “rrëmbyer” marrëveshjen, shkruan Indeksonline
Robertson kishte qenë objektiv i Tottenhamit edhe në afatin kalimtar të janarit, ndërsa klubi riktheu interesimin gjatë kësaj vere me insistimin e trajnerit Roberto De Zerbi./Indeksonline/
