HomeLajmeTrump zotohet të arrijë një marrëveshje që i jep fund luftës me...

Trump zotohet të arrijë një marrëveshje që i jep fund luftës me Iranin

Të ngjajshme

Bonuset rekord për punonjësit e Samsung-ut: 310 mijë euro nga boom-i i AI

Punonjësit e divizionit të çipave të memories në Samsung...

Agim Ademi: Me këmbë të mbarë me Adidas!

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi,...

Arrihet marrëveshja, Barcelona bëhet me super sulmues anësor

Anthony Gordon është shumë pranë transferimit te Barcelona, në...

“Engjëll në fluturim”: Dalin dosje të reja për UFO dhe referenca biblike

Një valë e re dosjesh të deklasifikuara për objekte...

KFOR ndan detaje nga vizita e kongresistëve amerikanë, në “Film City”

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, priti në takim...

Presidenti amerikan Donald Trump sot u zotua se do të arrijë një marrëveshje të favorshme për t’i dhënë fund luftës me Iranin, duke paralajmëruar se përpjekjet e regjimit për ta lodhur me pritje nuk do të funksionojnë sepse “nuk më interesojnë zgjedhjet afatmesme”, raporton CNN.

“Ata menduan se do të më prisnin më gjatë se unë, e dini? Do ta presim ne atë, ai ka zgjedhjet afatmesme”, tha Trump gjatë një mbledhjeje të kabinetit, duke minimizuar shqetësimet për koston politike të luftës brenda vendit.

“Nuk më interesojnë zgjedhjet afatmesme. Shikoni çfarë ndodhi mbrëmë, ajo ishte një parathënie për zgjedhjet afatmesme. Njerëzit e kuptojnë këtë” tha ai, duke iu referuar kandidatit të mbështetur prej tij që fitoi balotazhin paraprak republikan për Senatin në Teksas.

Presidenti shprehu bindjen se SHBA-ja së shpejti do ta arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit, megjithëse paralajmëroi se administrata e tij ende nuk është e kënaqur me kushtet – dhe është e gatshme t’i rifillojë luftimet nëse nuk arrin t’i sigurojë kërkesat e saj.

“Nuk jemi të kënaqur me të, por do të jemi” tha Trump. “Ose kjo, ose do të na duhet thjesht ta përfundojmë punën”.

Ai gjithashtu e paraqiti rikthimin e qasjes në internet në Iran si një shenjë se qëndrimi i ashpër i regjimit po dobësohej, duke argumentuar se “i gjithë sistemi i tyre ekonomik është rrënuar”.

“Ata thjesht duan të bëjnë një marrëveshje”, tha ai. “Nuk mendoj se kanë zgjidhje tjetër”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz