HomeSportInter synon Curtis Jones

Inter synon Curtis Jones

Të ngjajshme

Netflix po përballet me kritika për dokumentarin e ri mbi Michael Jackson

Netflix po përballet me kritika të shumta në rrjetet sociale përpara...

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA në drejtësi, në fokus të takimit Isufaj–Self

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim...

Blerim Isufaj takon Kongresistin Self, flasin për punën e PSRK dhe sundimin e ligjit

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka...

“Djegin paratë”, PSD me aksion simbolik hap fushatën zgjedhore

Partia Socialdemokrate, sonte ka hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore përmes...

Inter ka nisur bisedime të avancuara me Liverpoolin për transferimin e mesfushorit Curtis Jones gjatë afatit veror.

Sipas raportimeve nga Italia, drejtuesit e të dy klubeve kanë zhvilluar takime konkrete për anglezin, i cili ende nuk ka rinovuar kontratën me Liverpoolin dhe po shqyrton mundësinë e një aventure të re.

Kërkon më shumë minuta

Jones dëshiron më shumë hapësira si titullar i rregullt, pasi synon të rikthehet në planet e kombëtares angleze pas mungesës në Kupën e Botës 2026.

Edhe pse këtë sezon luajti në 49 ndeshje në të gjitha garat, ai shpesh është përdorur në role të ndryshme për shkak të problemeve me lëndime në skuadër. Mesfushori beson se një transferim në Serie A mund t’i japë stabilitetin dhe vazhdimësinë që kërkon.

Fundi i një epoke te Liverpooli?

Nëse marrëveshja realizohet, do të mbyllet një kapitull i rëndësishëm për produktin e akademisë së Liverpoolit.

Që nga debutimi me ekipin e parë, Jones ka zhvilluar 228 ndeshje, ka shënuar 22 gola dhe ka dhuruar 25 asistime. Ai ka fituar gjithashtu tetë trofe madhorë me klubin, përfshirë Ligën e Kampionëve dhe dy tituj kampioni në Angli.

Inter kërkon përforcime

Inter, që sapo fitoi titullin dhe Kupën e Italisë, po synon të forcojë mesfushën para sezonit të ri dhe dëshiron ta mbyllë marrëveshjen sa më shpejt.

Ndërkohë, Liverpool po kërkon alternativa të reja në mesfushë, duke lënë të hapur mundësinë për largimin e Jones këtë verë. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz