back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaRegjionaleKonfiskohet drogë në Skenderaj në dy lokacione të ndryshme

Konfiskohet drogë në Skenderaj në dy lokacione të ndryshme

Të ngjajshme

Në dy lokacione të ndryshme në Skenderaj janë konfiskuar substanca narkotike transmeton Gazeta Drenica Press.

Lajmi është konfirmuar nga organet e rendit ku thuhet se në njërin rast, në rrugën “Xhevë dhe Fehmi Lladrovci” në Skenderaj, më 27.08.2018  në ora 14:00 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë bastisjes në shtëpinë e tij,  është gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë  2.35 gram si dhe 6 fara të dyshuara si kanabisativa.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Një rasat tjetër i konfiskimit të substancave narkotike në Skenderaj është regjistruar poashtu me datën 27.08.2018-14:20 në qytetin e Skenderajt

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë,  pasi që gjatë kontrollit te të njëjtit, është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit  marihuanë me peshë 6.12 gram. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit,  të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz