BallinaLajme“Komunikime brenda VV-së” – paralajmëron Kajtazi: Fati i Konjufcës mund të jetë...

“Komunikime brenda VV-së” – paralajmëron Kajtazi: Fati i Konjufcës mund të jetë shumë i keq

Të ngjajshme

Zyrtarja policore sulmohet nga një grua gjatë futjes së saj në kontroll, merr trajtim mjekësor

Një zyrtare policore është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga...

“Nuk do të doje të rreheshe me të”: Trump nderon Chuck Norrisin

Donald Trump ka kujtuar Chuck Norrisin si një “njeri...

Rafael Leao do të mungojë në ndeshjen ndaj Torinos

Rafael Leão do të mungojë në ndeshjen e Milanit...

Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë

Megjithëse nga janari paga më e ulët në Kosovë...

“Fati i Glauk Konjufcës në aspektin politik mund të jetë shumë i keq”, ka deklaruar në episodin e fundit të VV Show, gazetari Vehbi Kajtazi.

Kajtazi ka bërë të ditur se përmes njerëzve në Vetëvendosje ka mësuar se Konjufca ishte kundër kandidimit të Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit.

Për këtë arsye, Kajtazi ka thënë se Konjufca “mund të ndëshkohet” nga Kurti.

“Përmes komunikmeve me njerëz të Vetëvendosjes kam mësuar se Albin Kurti nuk ishte konsultuar me anëtarët e partisë se cilin kandidat ta nominoj për kryetar të Kuvendit, por ndryshe kishte ndodhur në rastin e Dimal Bashës. Dimalin e kishte propozuar dhe një pjesë e anëtarëve të kryesisë kishte mbetur e habitur. Pastaj kur kanë diskutuar në mbledhje të kryesisë e gjitha kryesia ka qenë kundër zgjedhjes së Dimal Bashës, mirëpo një moment ai i shtrëngon me fjalimet e tij dhe të gjithë bëhen pro përveç Glauk Konjufcës dhe Arbër Zajmit. Fakti se këta të dy kanë vendosur kundër, mendoj se Glauk Konjufca tashmë e ka një pozicion ku është i rrezikuar politiksiht. Nuk e di sa mund të jetë ai aty, por e di se Kurti ka me bo çmos që ta degradoj edhe për faktin se ka kundërshtu por edhe për faktin se është rritur shumë. Kush rritet shumë pranë Kurtit ai ia han kokën vet. Fati i Konjufcës mund të jetë shumë i keq”, ka thënë Kajtazi në VV Show.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz