back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeKomuna e Prishtinës: Fitër Bajrami të falet në shtëpi

Komuna e Prishtinës: Fitër Bajrami të falet në shtëpi

Të ngjajshme

Zyrtarë të Komunës së Prishtinës gjatë kohës së pandemisë me Covid-19 ishin ndër më të zëshmit në thirrjet e tyre për respektimin e masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për të parandaluar përhapjen e këtij virusi.

Tani kryetari i kësaj komune po bën thirrje që këto masa të rishikohen edhe njëherë duke i lehtësuar ato.

Drejtori për Shëndetësi në këtë Komunë, Bujar Gashi, për Front Online e ka arsyetuar kërkesën e fundit e të parit të Prishtinës duke thënë se faza e dytë duhet të fillojë dhe se nuk duhet të ketë kthim në fazën e parë.

Coronavirusi ka ndikuar që edhe shumë prej festave në Kosovë të mos festohen si zakonisht.

Gjatë ditëve të fundit janë bërë thirrje të shumta që edhe ditën e diele, falja e namazit të Fitër Bajramit të mos bëhet në xhami por, në shtëpi.

Kjo duke iu shmangur grumbullimeve tradicionale që qytetarët bëjnë gjatë kësaj feste.

Këtyre thirrjeve ju është bashkuar edhe drejtori për Shëndetësi në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi.

Ai për Front Online ka ftuar qytetarët e Prishtinës t’i respektojnë masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës.

“E dimë që xhamitë nuk janë të hapura dhe është bërë thirrje që të mos jetë ajo forma tradicionale e festimit të kësaj feste. Të mos ketë lëvizje ose shkuarje të familjeve nëpër familje. Masat duhet t’i respektojmë, dhe duke i respektuar ato, atëherë nuk do të lejohen këto lëvizje. Po presim sot e nesër nëse do të ketë lëvizje më të shtuar. Thirrja është të mos ketë falje të namazit të Bajramit dhe nuk do të ketë shkuarje ndërmjet qytetarëve”, ka thënë më tutje Gashi./Front Online

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz