back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeGjykata Kushtetuese tregon se kur do të shpallet aktgjykimi lidhur me dekretin...

Gjykata Kushtetuese tregon se kur do të shpallet aktgjykimi lidhur me dekretin e presidentit

Të ngjajshme

Real Madridi shënon edhe me një lojtar më pak ndaj Sociedad

Skuadra e Real Madridit ka shënuar golin e dytë...

Mësohet klubi i madh evropian që po mundohet ta bindë Nicon

Nico Williams është shndërruar në një nga emrat më...

GOOOOOL: Asllani s’ka të ndalur në Bundesligë, tund rrjetën e Union Berlinit

Fisnik Asllani vazhdon të tregojë formë të mirë në...

Gabim në mbrojtje, Mbappe tregohet shumë i shpejt dhe shënon gol për Realin

Skuadra e Real Madrid ka shënuar golin e epërsisë...

Kur Gjykatës Kushtetuese nuk i ka mbetur më shumë se një javë kohë që ta shpallë aktgjykimin lidhur me dekretin e presidentit për mandatarin dhe mundësinë e formimit të një qeverie të re, janë rritur tensionet në skenën politike të vendit, sidomos ato ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe presidentit Hashim Thaçi.

Konfuzioni ëdhtë rritur pas disa raportimeve në media, sipas të cilave me votat e 7 gjyqatarëve “Gjykata Kushtetuese do t’ia rrëzojë dekretin për mandatarin presidentit Hashim Thaçi, por do t’i hapë rrugë planit të tij për ta bërë një qeveri të re, pjesë e së cilës nuk do të jetë Lëvizja Vetëvendosje”.

Në një përgjigje për Gazetën Sinjali, Gjykata Kushtetuese ka mohuar se ka vendim paraprak për këtë çështje.

“Këto janë lajme të pasakta dhe nuk qëndrojnë. Gjykata ende nuk ka vendosur”, thuhet në përgjigjen e drejtorit të Zyrës për Komunikim dhe Informim në Gjykatën Kushtetuese, Veton Dula.

Vendimi për çështjen më të rëndësishme aktuale politike në vend, Dula thotë se do të merret pasi të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të palëve në këtë proces. Ai thekson se vendimi do të publikohet në po të njëjtën ditë.

“Vendimi meritor përkitazi me kërkesën në tërësi do të merret pasi që Gjykata të shqyrtojë të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të palëve të interesit. Sipas praktikës së deritanishme, Gjykata e informon opinionin publik për çdo vendimmarrje, në të njëjtën ditë pas përfundimit të seancave shqyrtuese”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese dërguar Gazetës Sinjali.

Nga Kushtetuesja kanë refuzuar të përgjigjen nëse gjatë shqyrtimit të çështjeve të kaluara politike ka pasur forma të presionit me zyrtarë qeveritarë që kanë shkuar fizikisht në objektin e Gjykatës, siç ka deklaruar mbrëmë Durim Berisha, këshilltar i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Kushtetuesja nuk tregon as nëse aktualisht po bëhen presione në pritje të marrjes së vendimit.

“Bazuar në nenin 112.2 të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese është plotësisht e pavarur në kryerjen e përgjegjësive të saj. Rrjedhimisht, puna dhe vendimmarrja profesionale e Gjykatës Kushtetuese është plotësisht e pavarur nga çdo individ apo institucion tjetër në vend”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë çështje.

Të martën, Gjykata Kushtetuese përmes një reagimi dërguar mediave ka kërkuar nga kryeministri më detyrë, Albin Kurti dhe presidenti Hashim Thaçi që të mos bëjnë presion dhe ndërhyrje në pavarësinë e saj institucionale. /Gazeta Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz