Komuna e Drenasit synon të rritë taksat komunale për bizneset, reagojnë këto te fundit
BILLI·
Komuna e Drenasit te enjten pritet të miratojë ndryshimet e Rregulloren Komunale për tatime, tarifa , ngarkesa dhe gjoba.
Por kjo rregullore ka zgjuar pakënaqësi të disa biznese pasi sipas tyre me këtë komuna synon të rritë çmimet për bizneset duke bërë që sipas tyre kjo komunë të ketë çmimet më të larta për bizneset nga të gjitha komunat e Kosovës.
Nga kjo rregullore tarifa vjetore komunale më së shumti do të rritet për noterit, avokaturat dhe barnatoret farmaceutike.
Taksa vjetore prej 250 euro sa ishte për barnatoret sipas rregullores së re do të jetë 1500 euro në vit. Ndërsa për noteritë dhe avokaturat nga 200 sa ishte do të rritet në 1000 euro.

Lexo edheKëshilltari i ministrit Hasani i reagon Lladrovcit: Projektin nga BERZH’i e ka bërë MTI’ja















