BallinaRegjionaleDrenasKëshilltari i ministrit Hasani i reagon Lladrovcit: Projektin nga BERZH'i e ka...

Këshilltari i ministrit Hasani i reagon Lladrovcit: Projektin nga BERZH’i e ka bërë MTI’ja

Të ngjajshme

Kosova e merr një goditje, Avdullahu do të mungojë ndaj Sllovakisë

Kombëtarja e Kosovës e ka marrë një goditje në...

Nura i PDK-së: Nuk ekziston hapësirë për marrëveshje politike

Përfaqësuesi i PDK-së, Jakup Nura për RTV21, tha se...

Haxhiu priti në takim drejtoren e NDI-së në Kosovë, Nancy Soderberg

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu,...

Zyra për kategoritë e dala nga lufta, Hoti tregon çfarë shërbime do të kryej

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, sot është miratuar...

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci në një status në Facebook ka thënë se BERZh-i, ka miratuar Zgjerimin e Parkut të Biznesit në Drenas me vlerë 15 milionë euro. Por, me këtë nuk po pajtohet Arian Krasniqi, këshilltar i ministrit të Tregtisë, Bajram Hasani.

Krasniqi i ka thënë Lladrovci duhet të tregoj se ky është projekt i MTI-së.

“Kryetar i nderuar, ne e dimë të kemi kampion të shumëfishtë në shumëçka, e në gjithçka më shumë se sa në detyrë që je i thirrur. Ri-negocimin e financimit të këtij projekti nga BERZH’i e ka bërë MTI’ja. Do të ishte e ndershme që të tregoni se këtë angazhim të pandalshëm e ka bërë vullneti dhe qëllimi i mirë i Ministrit z. Bajram Hasani në shërbim të bizneseve vendore. Qëllim ky që i kemi vënë vetes në këtë mandat”, ka thënë Krasniqi.

Kurse, Llagrovci në postimin e tij të më hershem në Facebook ka thënë se ka marrë një lajm të mirë nga BERZH.

“Lajm i mirë nga Londra, BERZh-i, ka miratuar Zgjerimin e Parkut të Biznesit në Drenas me vlerë 15 milionë euro. Lajm i mirë për bizneset dhe krijimin e vende të reja të punës”.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz