back to top
Tuesday, October 28, 2025
BallinaSportKoha, vendi, statistika – gjithçka që duhet të dini për duelin ndërmjet...

Koha, vendi, statistika – gjithçka që duhet të dini për duelin ndërmjet Tyson Fury dhe Otto Wallin

Të ngjajshme

FSK organizon Ditën e Vizitorëve në “Ujku Shigjetë”

Forca e Sigurisë së Kosovës do të organizojë sot...

Real Madridi duket se e ka zgjedhur në qetësi çështjen Vinicius

Shpërthimi i Vinicius pas zëvendësimit të tij në minutën...

Adelina plot stil, po shkëlqen në paraqitjen e fundit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri, ka ndarë një...

Xhaferi: Kurti nuk do stabilitet, ai do krizë sepse është rritur në të

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi ka...

Formacioni i javës në La Liga, tre të Realit në 11-she, një i Barcelonës

Ka përfunduar gjiro e dhjetë në La Liga. ‘El...

Tyson Fury kthehet në ring për të vazhduar rrugëtimin e tij dhe qëndrimin në formë drejt meçit të radhës për titullin e botës në WBC, kundër Deontay Wilder.

Ish-kampioni i peshave të rënda në kategoritë WBA, IBF dhe WBO në fundjavë do të ndeshet me suedezin e pamposhtur Otto Wallin.

Të dhëna për dy boksierët

(Foto: The Sun)

Vendi i duelit

Përballja zhvillohet në T-Mobile Arena në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Data e meçit

‘Gipsy King’ rikthehet në ring të shtunën, më 14 shtator 2019 (me kohë të atjeshme).

Koha e përballjes

Pritet që Fury të hyjë në ring rreth orës 5:00 të mëngjesit të të dielës (15 shtator) me kohën tonë.

Parashikimi

Tyson Fury konsiderohet favorit për të fituar me nokaut teknik.

Tyson Fury dhe Otto Wallin (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Deklaratat

Tyson Fury: Otto Wallin është një boksier i nivelit të lartë botëror dhe është i gjatë, gjë që e duam kur e kemi parasysh se dueli me Deontay Wilder është shumë pranë… Do të jem i fokusuar që ta kryej punën, sepse rimeçi duhet të ndodhë”.

Otto Wallin: “Kam bërë shumë sakrifica që të arrij në këtë pikë dhe jam shumë i gëzuar që po ia vlen. E di se nuk jam favorit në këtë meç, por jam i gatshëm për mundësinë dhe do ta rrëmbej me të dy duart. Kushdo mund të mposhtet, sidomos në kategorinë e peshave të rënda”.

Duelet tjera të asaj mbrëmjeje

Emanuel Navarrete vs Juan Miguel Elorde – titulli WBO, pesha super shumë të lehta
Jose Pedraza vs Jose Zepeda – kategoria e peshave të lehta
Isaac Lowe vs Ruben Garcia Hernandez – kategoria e peshave shumë të lehta
Felix Valera vs Vyascheslav Shabranskyy – kategoria e peshave të lehta
Carlos Cuadras vs Jose Maria Cardenas – kategoria e peshave super të kehta
Gabriel Flores Jr vs Miguel Angel Perez Aispuro – kategoria e peshave të lehta
Isidro Ochoa vs Iskander Kharsan – kategoria e peshave super shumë të lehta
Guido Vianello vs Cassius Anderson – kategoria e peshave të rënda
Abram Martinez vs Kevin Johnson – kategoria e peshave të rënda

/Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz