back to top
Wednesday, July 23, 2025
BallinaSportGazetari i Sky Sports çuditet me Kosovën: S’ka mundësi që ata të...

Gazetari i Sky Sports çuditet me Kosovën: S’ka mundësi që ata të jenë në pozitën e 119-të

Të ngjajshme

U quajt “zhele” nga nëna e Edon Zhegrovës, reagon gazetarja Qeqa Krelani

Pasi mediumet franceze e kishin quajtur yllin e Kosovës,...

Instituti “Musine Kokalari”, thotë se Kosova humb gati 100 mijë veta nga fuqia e saj

Instituti për politika sociale “Musine Kokalari”, ka dalë me...

Gresa nis pushimet … me Vullnetin

Ish-banorët e “BBVK3” se po e vazhdojnë miqësinë edhe...

Barcelona e zyrtarizon transferimin e Marcus Rashfordit

Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht atë që prej kohësh ishte...

Kavel Solhekol, gazetar i Sky Sports ka thënë se Kosova nuk e meriton të jetë në vendin e 120-të në ranglistën e FIFA-s

Kosova mbrëmë u mposht nga Anglia 5-3, por tregoi një paraqitje dinjitoze dhe kjo ka bërë që mediat kudo në botë t’i japin hapësirë ta madhe, shkruan Reporteri.net

Solhekol, gazetari i Sky Sports e vlerëson lartë Kombëtaren e Kosovës, derisa thotë se ata luajnë një futboll ofensiv.


“Ata janë sikur vëllezër që luajnë për fanellën dhe flamurin e shtetit të tyre të ri. Ata luajnë futboll ofensiv dhe punojnë pareshtur kur nuk e kanë posedimin”, ka thënë gazetari i Sky Sports.

“Qëndrimi i tyre për mos dorëzim i bëri tifozët anglezë nervozë në dhjetë minutat e fundit edhe pse udhëhiqnin 5 me 3”, ka shkruar ai duke theksuar edhe qëndrimin në këmbë të të gjithë stafit teknik të Kosovës me festën e çmendur të tyre pas çdo goli.

“Ata mund të jenë në renditje në vendin e 120-të në ranglistën e FIFA-s, por nuk ka shans që të jenë 119 kombëtare më të mira se ta. Janë në vendin e tretë në Grupin A dhe falë përfundimit në vend të parë në grupin në Ligën e Kombeve, kanë të garantuar një vend në play-off për një vend në ‘Euro 2020’”, përfundoi Solhekol.

Image

Ndryshe, Kosova është në vendin e tretë në Grupin A me 8 pikë, derisa do të luftojë deri në fund për vendin e dytë me Çekinë, e cila aktualisht ka 9 pikë./Reporteri.net/

 

- Advertisement -

Të Fundit