back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaSportKlopp probleme me Shaqirin? Zbulohet e vërteta

Klopp probleme me Shaqirin? Zbulohet e vërteta

Të ngjajshme

Deficiti tregtar në muajin nëntor 469 milionë euro, OEK: Pasqyrë e gjendjes ekonomike

Gjatë nëntorit 2025 ekonomia vendore ka vazhduar të operojë...

Ekzekutohen 100 euro për grupin e dytë të studentëve

Ministria e Financave, përkatësisht Thesari i Shtetit ka ekzekutuar...

LDK: 1.5 miliardë euro për zhvillimin e Prishtinës

LDK thotë se Prishtina meriton një qeveri që nuk...

Paraqitjet e mira me Leccen, rritet vlera e Medon Berishës

Të ardhmen e ka të gjithën përpara dhe duket...
- Advertisement -

Ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri është përplasur me trajnerin Jurgen Klopp gjatë sezonit të kaluar – gjë që edhe i ka kushtuar atij me mungesë në fushë.

- Advertisement -

Kështu beson analisti në ESPN, , i cili ka deklaruar gjithashtu se trajneri i Liverpoolit duhet të jetë i lumtur me skuadrën e tij aktuale.

“Redsat” nuk kanë vendosur për të bërë një rinovim në skuadër në këtë merkato të transferimeve pas një sezoni të fuqishëm dhe shpenzimeve të mëdha sezonin e kaluar.

Shaqiri, Alisson, Naby Keita, Fabinho janë transferuar të gjithë në “Anfield” sezonin e kaluar duke i ndihmuar atyre drejtë suksesit në Ligë të Kampionëve. Por, futbollisti kosovar ishte shfrytëzuar vetëm si një opsion zëvendësues pas transferimit të tij prej 13 milionë funta nga Stoke City.

Në Evropë, ai mbylli vetëm një ndeshje të plotë ndërkohë që në Premierë Ligë ka luajtur 90 minuta vetëm një herë

Sipas Mariner, e gjithë kjo ka ndodhur për shkak të një përplasje që ka ndodhur mes reprezentuesit të Zvicrës dhe Kloppit gjatë sezonit.

Ish mbrojtësi i Arsenalit insistoi se Liverpooli nuk shpenzoi të holla të mëdha këtë verë pas një super transferimi siç ishte Shaqiri para se të zbulonte një problem të madh prapa skenave, transmeton portali arbresh.info.

“Ku duhet të përforcoheni dhe sa do të shpenzoni për të përforcuar në një nivel siç është Liverpooli, kampioni i Evropës, që dëshiron të jetë?”, ka thënë Mariner.

“Shikoni rastin me Wilfried Zahan, Crystal Palace është duke kërkuar 80 milionë funta për të, ai nuk është lojtar i 80 milionë funtave”

“Prandaj, ju duhet të jeni strategjik. Shikoni se çfarë ka bërë ai duke marrë Shaqirin për 13 milionë funta, ishte një goditje gjeniu”

“Ai nuk luajti shumë në pjesën e dytë të sezonit sepse kishte një përplasje me të”

“Por, ai erdhi dhe bëri disa gjëra të mira”

“Shikoni në Andry Robertsonin, transferimi i Robertsonit ishte një biznes çuditërisht i mirë”

“Pra lojtarët janë këtu, e gjitha është te rrjeti i vëzhgueseve”

“Klopp duhet të ketë besim me atë që ka krijuar”, shton legjenda.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz