back to top
Sunday, November 9, 2025
BallinaLajmeKllokoti – komunë me shumicë serbe, mban balotazh vetëm formalisht

Kllokoti – komunë me shumicë serbe, mban balotazh vetëm formalisht

Të ngjajshme

Hoxha: Procesi zgjedhor po monitorohet nga Policia, nuk ka asnjë incident deri tani

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha,...

Hoxha: Procesi zgjedhor po monitorohet nga Policia, nuk ka asnjë incident deri tani

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha,...

Novobërdë: Goditi me kondak një person dhe shtiu me armë, arrestohet i dyshuari

Policia ka njoftuar se është arrestuar një person në...

Në 18 komunat e Kosovës u nevojit një rund i dytë votimi për shkak të garës së ngushtë mes kandidatëve, megjithatë, është një komunë në këtë rund ku nuk do të ketë garë praktikisht.

Kllokoti – komunë me shumicë serbe – mban balotazh vetëm formalisht, sepse Sreqko Spasiq nga Iniciativa Qytetare Uniteti Kombëtar Serb, u tërhoq nga gara dhe u kërkoi mbështetësve të tij të votojnë për kundërshtarin e tij, Bozhidar Dejanoviq, i cili vjen nga Lista Serbe.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës që gëzon edhe mbështetjen e Beogradit, i fitoi nëntë komunat e tjera më shumicë serbe në rundin e parë më 12 tetor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë shpjegoi se zgjedhjet në Kllokot duhet të mbahen formalisht, sepse afati i fundit për tërheqjen e kandidatëve nga gara ishte më 2 shtator, 2025. Spasiq u tërhoq në fillim të nëntorit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz