Kjo hartë elektrogjeografike zbulon se me Demarkacion po mashtron qeveria dhe Komisioni për matjen e territorit
BILLI
Lexo edhePROKURORIA JEP SQARIME RRETH VDEKJES SË 17-VJEÇARES NGA KAMENICA
Eksperti i hidrologjisë (ujërave) në aspektin fizikogjeografik, Avdi Gjonbalaj, ka sjellë një hartë, e cila argumenton se Kosova humb territor nga demarkacioni me Malin e Zi. Po ashtu kjo hartë argumenton se çfarë lajthitje apo mashtrimi ka bërë Komisioni qeveritar për matjen e territorit, sipas të cilit, Kosova nuk humb territor dhe se matja është bërë duke marrë për bazë edhe disa shtylla të largpërçuesve. Por, harta e elektrifikimit tregon tërësisht të kundërtën, se Komisioni nuk ka shfrytëzu dokumentacion dhe as hartografi serioze për rrjetin e elektrifikimit në Kosovë.
“KEK-u nuk e ka këtë hartë të quajtur Harta elektrogjeografike e Kosmetit nga se është e vitit 1954. Në të janë të paraqitura Elektranat e kohës, trafot, largpërçuesit 110 dhe 35 kV. Në Komisionin për matje nuk kanë pas nevojë për matje të distancave të shtyllave elektrike. Ndofta ata nuk e dinë se për vendosje të shtyllave meritore janë kushtet teknike dhe jo administrative”, shkruan Avdi Gjonbalaj. SHQIPTARI.eu

Lexo edhePROKURORIA JEP SQARIME RRETH VDEKJES SË 17-VJEÇARES NGA KAMENICA
