back to top
Thursday, September 18, 2025
BallinaLajmeKjo është shifra, kaq shqiptarë jetojnë në Gjermani

Kjo është shifra, kaq shqiptarë jetojnë në Gjermani

Të ngjajshme

Moore: Kosovës iu bë presion për themelim të Speciales për shkak të disa shqetësimeve

Ish-diplomati amerikan Jonathan Moore, sonte në Rubikon shpalosi detaje...

Totaj: Investuam në qytet e fshat, tani koha për projekte të mëdha

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, vizitoi sot disa...

Spektakël në Anfield, Liverpool fiton në frymën e fundit Atletico Madrid

Liverpool ka regjistruar një fitore dramatike 3-2 ndaj Atlético...

Rikthehet Atletico, e befason Liverpoolin me gol në 10 minutat e fundit të ndeshjes

Atletico e ka barazuar rezultatin ndaj Liverpoolit në Ligën...

Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin, përmes një shkrimi në faqen e saj në Facebook’ ka bërë me dije se qytetarët me origjinë nga Kosova e që jetojnë në Gjermani nuk janë “listuar” në hulumtimin e Entit Federal të Statistikave.

‘Kjo nuk ka të bëjë me mospunën e Ambasadës së Kosovës në Gjermani as të Qeverive të Kosovës e Gjermanisë. Kosova si shtet i ri dhe qytetarët e saj me banim në Gjermani dalëngadalë, por sigurtë janë ‘listuar’ në të gjitha nivelet e pushtetit në Gjermani. Të dhënat për shtetasit e Kosovës ekzistojnë por meqë shteti ynë nuk është ende anëtar i OKB-së dalin vështirësi në publikimin zyrtar…

Tërë kjo na sjell tek përfundimi: pak shtetas të Kosovës në Gjermani nuk jemi! Përkundrazi: sipas të dhënave (“gadi se” zyrtare) janë më shumë se 350.000 shtetas të Kosovës- me shtetësi të RKS, me shtetësi të RFGJ apo edhe me shtetësi të dyfishtë në Gjermani’, thuhet në postimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin.

Ndryshe numri i individëve me prejardhje të huaj në Gjermani ka arritur një rekord të ri në vitin 2017. Siç bëri të ditur, Zyra Federale e Statistikave në Republikën Federale të Gjermanisë jetonin vitin e kaluar 19,3 milionë gra, burra e fëmijë që kanë sfond migrimi.

Kjo përbën 4,4% më shumë se një vit më parë. Pjesa e përgjithshme e të huajve në numrin e popullsisë gjermane përbën 23,6%. Në Gjermani një person quhet me sfond migracioni, kur ai vetë, ose njëri nga prindërit nuk ka lindur me shtetësi gjermane. Rreth 51% e popullsisë me sfond migrimi janë gjermanë, 49% kanë një pasaportë të huaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz