BallinaLajmeKjo është oratoria briliante e Fadil Nurës, përballë Muharrem Sfarqës së LDK-së...

Kjo është oratoria briliante e Fadil Nurës, përballë Muharrem Sfarqës së LDK-së në debat televiziv (VIDEO)

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Fadil Nura, i është përgjigjur kolegut të tij nga LDK-ja, Muharrem Sfarqës, i cili paraprakisht ka thënë se nuk do të ketë më një koalicion mes këtyre dy partive.

“Ju po i mëshoni vija PDK-së për qëllime elektorale, por pas zgjedhjeve do të na vardiseni ju dhe krejt partitë e tjera. Keni kujdes me deklaratat sepse këto mbesin”.

“Z.Sfarqa, për hir të opinionit publik, do të doja që të jeni të kujdesshëm, sepse shumë kolegë të tu, që janë shumica në kryesi, kanë thënë kështu një kohë, por pas zgjedhjeve janë vardisur”.

Nura në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës ka thënë se PDK nuk ka vija të kuqe me asnjë parti. Madje, ai është shprehur i bindur se partia e tij do të dalë fituese në këto zgjedhje.

“Ne si PDK nuk qesim vija të kuqe ndaj askujt. Ne i fitojmë zgjedhjet dhe më pas ju thirrim që të ulemi dhe të harmonizojmë programet tona”.

“Ju japim mundësi aq sa ju takon, por jo më postin e kryeministrit. Ua dhamë njëherë, por e rrëzuat vetë. Kur ta bëjmë kryeministrin, do të na vardiseni ju dhe gjithë partitë e tjera. Vija të kuqe mos qitni, mos u ngutni”.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz