“Kjo është nëna ime, duke e mbytur motrën time”: Shikuesit shpërthyen në lot nga dëshmia e 7-vjeçarit (Foto/Video)
01

Lexo edheMerkel nesër në Turqi, prite nga presidenti Erdogan

Momenti tronditës kur një djalë shtatë vjeçar ka dhënë dëshminë se si ai e kishte parë nënën e tij duke e mbytur motrën e tij, e cila e çoi atë në burg të përjetshëm, ka lënë shikuesit në lot.
Rasti i Amanda Lewis, 35 vjeç, u shfaq në një program televiziv, transmeton Telegrafi.

Edhe pse shikuesit kishin mbetur të ndarë mbi deklaratat e nënës, gjegjësisht fajësisë ose pafajësisë së saj, ata ishin të bashkuar rreth asaj se rrëfimi i AJ ishte tronditës.
Djali ishte dëshmitari i vetëm për krimin dhe në gjykatë prokurori i kërkoi atij që të shpjegonte përmes një vizatimi ato që ai kishte parë.

Lexo edheMerkel nesër në Turqi, prite nga presidenti Erdogan
“Kjo është nëna ime”, ka sqaruar ai. “Duke vrarë motrën time”.

E kur prokurori e pyeti se si e kishte mbytur ai tha: “Duke ia vendosur dorën në fytyrën e saj”