Humanisti Halil Kastrati, bashkë me organizatën që e drejton, “Jetimat e Ballkanit”, prej vitesh e kanë të shtrirë thuajse në të gjitha trojet shqiptare aktivitetin e tyre bamirës.
Kastrati, njihet tashmë si njeriu që u del në ndihmë njerëzve, që është gjithmonë në gadishmëri për të mbledhur mjete dhe për tu zgjatur dorën jetimëve dhe familjeve skamnore.
Halilin, e kemi parë thuajse përherë me lot në sy, e së fundi, duke qesh e gëzuar, pasi po e martonte djalin e tij.



















