Kim Kardashian thotë se është vetëm dy javë larg të bëhet avokate e certifikuar dhe tashmë po planifikon të lërë pas shpine famën.
Ylli televiziv, gjatë një paraqitjeje në “The Graham Norton Show”, zbuloi se shpreson të zhvendosë fokusin e saj drejt jetës në sallën e gjyqit dhe të “heqë dorë nga të qenit “Kim K” brenda dekadës së ardhshme.
Themeluesja 45-vjeçare e “SKIMS” tha se pret të marrë së shpejti rezultatet e provimit të avokatisë, duke shënuar fundin e udhëtimit të saj gjashtëvjeçar përmes Programit të Studimit të Zyrës Ligjore të Kalifornisë.
“Do të kualifikohem brenda dy javësh.
“Shpresoj të ushtroj profesionin e avokatit. Ndoshta brenda 10 vjetësh, mendoj se do të heq dorë nga të qenit Kim K dhe do të jem avokate gjyqësore. Kjo është ajo që dua vërtet” u shpreh ajo.